GJERMANI- Një autoveturë ka hyrë me shpejtësi mes kalimtarëve sot pasdite në qendër të qytetit Heidelberg, në jug të Gjermanisë duke shkaktuar të paktën tre të plagosur, deklaroi policia.
“Drejtuesi i automjetit ka hyrë me shpejtësi mes një grupi personash duke shkaktuar tre të plagosur. I dyshuari është arrestuar”, deklaroi policia e Mannheimit.
Nuk dihen saktësisht motivet e ngjarjes, por ekzistojnë dyshimet se mund të jetë sulm terrorist.
Kujtojmë se në dhjetor 2016 një kamion hyri në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke vrarë 12 persona.
(d.d/BalkanWeb)