Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta gjatë takimit të zhvilluar me asambletë e PS në njësitë 7 dhe 10 në Kamëz.
Duke iu referuar faktit që PD pretendon se reforma në drejtësi u bë nga amerikanët dhe Xhorxh Soros, Rama ka ironizuar kreun e PD Sali Berisha, duke thënë se ai është “buf kënete dhe jo sorkadhe” që të tërhiqte vëmendjen e miliaderit.
“Thonë e bëri Sorosi reformën në drejtësi. Si? Futi në burg Sorosi kreun e opozitës. Një miliarder nga më të mëdhenjtë të botës i kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri, të ishte ndonjë sorkadhe apo fazan hajde se thotë njeriu këta miliarderët kanë edhe këta tekat e veta gjahtar tjetri dhe kjo sorkadhe e bukur e la pa mend dhe i shkoi nga mbrapa”, tha ai.
(BalkanWeb)
