MOSKE – Miliarderi Alisher Ousmanov i ka ofruar Federatës Ruse të Futbollit 400 milionë rubla (5.1 milionë euro), për t’i shlyer pagën trajnerit italian të Rusisë, Fabio Capello.
“Mendoj se situata aktuale, që ka ardhur si rezultat i politikës së drejtuesve të RFU, është totalisht e pabesueshme. Si është e mundur që të punosh për Rusinë e të mos paguhesh”, – deklaroi miliarderi Ousmanov për agjencinë R-Sport.
“Eshtë e patolerueshme që situata ka ardhur në një pikë të tillë absurde, si rezultat i veprimeve jokompetente të drejtuesve aktuale të RFU”, – theksoi Ousmanov, i cili është anëtar i Këshillit Administrativ të Komitetit Organizativ të Botërorit 2018.
68-vjeçari Fabio Capello nënshkroi vitin e kaluar me Federatën Ruse të Futbollit një kontratë të re, që shkonte në 7 milionë euro në vit, ndërkohë që për shtatë muajt e fundit ai nuk është paguar për punën e tij. Italiani do të jetë në krye të kombëtares ruse, deri në fund të Botërorit 2018.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: