Gazetari Erl Murati i ftuar në Log, e ka cilësuar të vonuar mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, pas arrestimit të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas tij, teksa ministrat arrestohen pas akuzave për korrupsion, nuk duhet ti jepnin imunitet pasi krijohet precedenti.

“Më duket absurde kur një kryebashkiak është në burg për korrupsion. Besoj se një orë më parë të bëhen zgjedhje. Interesi publik prevalon. Zgjedhjet duhet të ishin bërë dje. Më herët. Ndoshta duhet ndryshuar legjislacioni”, tha Murati.

Erl Murati: Vërtet politike në kuptimin që PD, nuk e ka trajtuar thjesht nga pikëpamja ligjore. E shoh si funksionim të demokracisë, përplasen institucionet dhe vendos gvjykata.

Në seancat e fundit nuk diskutohet fare për legjislacionin dhe shkohet në çështje që kanë kaluar 30 vjet. Nga një pikëpamje nuk e shoh që në këtë histori ka një palë të këqija. Është një histori politike që e kemi parë dhe në vende të tjera europiane. Ku ekzekutivi ka qenë në përplasje me pushtetin gjyqësor. Ajo që ka rëndësi në fund kur të flasë GJK fjala e saj është definitive.

Për sa i përket aspektit politik, zgjedhjet në Tiranë është çështje e vonuar. Më duket absurde kur një kryebashkiak është në burg për korrupsion. Besoj se një orë më parë të bëhen zgjedhje. Interesi publik prevalon. Zgjedhjet duhet të ishin bërë dje. Më herët. Ndoshta duhet ndryshuar legjislacioni. Fjala vjen ministrat mund të arrestohen në flagrancë dhe shkarkohen. Nuk shoh pse kryebashkiaku qëndron në detyrë megjithëse është pas hekurave.

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb