Sot, Izraeli përkujton dyvjetorin e sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit 2023, gjatë Festivalit të Nova në shkretëtirën Negev, ku militantë palestinezë sulmuan civilë, duke vrarë 1,250 persona dhe rrëmbyer rreth 250 të tjerë.
Familjarët e viktimave pritet të vizitojnë vendin e tragjedisë dhe të mbajnë një minutë heshtje në nderim të të rënëve, sipas agjencisë AFP.
Përvjetori shënohet ndërkohë që në Egjipt po zhvillohen bisedime mes përfaqësuesve izraelitë dhe atyre të Hamasit për një marrëveshje të mundshme paqeje në Rripin e Gazës.
Ceremoni përkujtimore priten të mbahen në disa qytete të Izraelit, ku qytetarët do të mblidhen për të kujtuar ditën që la gjurmë të thella në historinë e fundit të vendit.
