Një dallgë gjigande ka përfshirë Toby Cunningham, sërfistin 41 vjeçar amerikan në brigjet e Nazare, në Portugali.
Sportisti ka humbur ekuilibrin teksa po përpiqej ta kalonte dallgën me tavolinën e tij, duke u mbuluar nga një mur i vërtetë uji.

Motorët e ujit rendën për ta shpëtuar, duke u përpjekur të arrinin Cunningham, por dallgë akoma më të mëdha kanë ngadalësuar operacionin. Pas disa minutash ekipet e shpëtimit arritën të gjejnë dhe ta shpëtojnë.

‘Këtu në Nazare Oqeani bën atë që do, për ne sërfistët profesionistë rreziku është i përditshëm’, ka treguar Cunningham për mediat lokale. ‘Në situata si kjo e sotmja gjendja mendore është thelbësore. Duhet të jesh i zoti të ruash qetësinë, të zhytesh kur vjen dallga dhe të ngrihesh në sipërfaqe pas disa sekondash për të marrë frymë, në pritje të forcave të shpëtimit’.

(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb