Rektori i Universitetit “Luarasi” Ethem Ruka ishte sot i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” ku vlerësoi arritjete e këtij universiteti dhe faktin që është alternativa më e mirë për studentët të cilët nisin vitin e ri akademik.

Zoti Ruka u ndal edhe në partneritetin me London School of Economics dhe mundësitë që janë krijuar për të rinjtë shqiptarë, duke e quajtur një dhuratë që me shumë mund dhe përkushtim iu bë Shqipërisë.

“Vërtetë shkollat e larta shqiptare e kanë pasur të kufizuar bashkëpunimin universitar. Por ka një progres të jashtëzakonshëm, sot në Shqipëri ka shumë universitete europiane, Anglia, SHBA. Ka një progres të rëndësishëm dhe Luarasi është në vijën e parë.

Sjellja këtu e 3 programeve të studimit nga Universiteti i Londrës, nuk është sukses vetëm i Luarasit por Shqipërisë. Është një nga 10 shkolla më të mira në botë, shkollë ku kanë nder personalitetet e botës të japin një leksion. Me shumë përkushtim arritëm ta sjellim në Shqipëri. në Angli është një shkollë shumë e shtrenjtë dhe jo të gjithë kanë mundësi ta ndjekin. Duke e sjellë këtu, kemi krijuar mundësinë që ndiqet dhe nga shtresat e mesme dhe diploma të ketë të njejtën vlerë.

Jam befasuar që në kërkesat e bëra në Ministrinë e Arsimit ka pasur 200 kërkesa për LSE.

Ata që janë në mëdyshje  të zgjedhin Luarasin dhe të mos shkojnë deri në Londër, sepse fundja do të shkojnë në Londër për provimin përfundimtar”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb