Ish-Presidenti Donald Trump postoi në rrjetin e tij social, Truth Social, se sot është “NJË NGA DITËT MË TRISHTA NË HISTORINË E VENDIT TONË” pak përpara se të arrestohej para paraqitjes në gjykatë.

“JEMI NJË KOMB NË RRËNIM!!!” shkroi Trump në postimin e tij në “Truth Social”.

Trump është aktualisht duke shkuar drejt një gjykate federale në Miami, ku do të gjykohet për çështjen e ngritur kundër tij nga prokurori i posaçëm Jack Smith.

Ai përballet me 37 akuza penale në lidhje me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara në resortin e tij në Florida Mar-a-Lago pasi la detyrën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb