Dinamo e këtij viti ishte një skuadër me shumë elemente të spikatura në organikën e vet, që natyrshëm janë shndërruar në “shënjestra” nga klubet e huaja që luajnë në liga më të pasura.
Deri më tani kemi folur për emra si Mandela, Zabërgja apo Gudiabi, teksa së fundmi në skenë mësohet se ka dalë edhe Gasama Karamba, një nga pikat kryesore të dinamovitëve në mesfushë. 20-vjeçari me kalimin e javëve u bë vendimtar për formacionin e Ilir Dajës, teksa tashmë mediat e huaja raportojnë se klube nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia kanë shfaqur interes për të.
Mbetet të shihet e ardhmja e të riut nga Gambia, në një moment kur është e paqartë skadenca e kontratës së tij me Dinamon. Karamba është pjesë e bluve që nga shkurti i vitit 2023, por vetëm në këtë sezon arriti të zërë vend fiks në 11-she.
