Sherif Kallaku ishte një nga më të mirët në fushë, në fitoren 2-0 të Teutës ndaj Erzenit.

“Gol dhe asist? Jam shumë i lumtur për 3 pikët që mori skuadra. Edhe në ndeshjet e tjera kemi bërë lojë të mirë, por kemi pasur ngërç që nuk kemi marrë fitoren. Përveç me Partizanin që bëmë një ndeshje të keqe.

Performanca e sotme? Mund të them se e mira s’ka fund, pritshmëritë i kam shumë të larta dhe dua të jap maksimumin. Duhet të vazhdoj me paraqitjet e mira për të ndihmuar skuadrën. Me të vërtetë pas një 11-metërshi të humbur në Rrogozhinë kam kaluar ngarkesë psikologjike, se nëse do ta shëbnojë do ti dhurojë skuadrësn 3 pikët. Jam munduar shumë që gjatë stërvitjes të rikthehem te paraqitjet e mira. Jam shumë i lumtur gjithashtu edhe për Lorenc Vilën që bëri gol dhe po bën paraqitje të mirë.

Lila bën batutë me Kallakun, teksa i “kërkon” llogari që është laguar pa lajmëruar nga pallati ku jetonin sëbashku me Hasanin. Pse s’më telefonove? Keni të drejtë, por të kërkoj falje nëse të kam lënduar (qesh)” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb