Një nga lojtarët më të mirë të Partizanit në këtë sezon ku të kuqtë u shpallën kampionë ishte portieri Bekim Rexhepi.

“Kritikat të bëjnë më të fortë, varet kush është i denjë për t’i përballuar. I kam duruar shumë këto kritika dhe me mbështetjen e të gjithëve nuk do t’ia kisha dalë. Sezoni për mua nuk filloi dhe aq mirë, titulli është një ëndërr që nuk mund ta imagjinosh dot.

Kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Mendoj se pritja më e mirë e imja është ajo në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit. Urimi i parë për titullin kampion ishte nga familja ime në Zvicër, që do të kisha dashur t’i kem këtu.” – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb