Interi i ka të qarta idetë për Milan Skriniar. Kampionët e Italisë  kanë një kontratë aktuale me lojtarin deri në vitin 2023, por sipas Gazzetta Dello Sport, zikaltrit do tentojnë të zgjasin bashkëpunimin deri në vitin 2027, me një pagë 4 milionë euro në sezon.

Qendërmbrojtësi nga Sllovakia është një pikë kyçe e skuadrës, teksa trajneri Inzaghi e ka aktivizuar atë në 90 përqind të ndeshjeve, përfshirë këtu kampionat, Coppa Italia dhe Uefa Champions League.

Prania e tij në prapavijën e ekipit nga Milano jep gjithmonë siguri dhe për këtë arsye drejtuesit e Interit janë tërësisht të kënaqur me atë që lojtari jep në fushë.

Interi renditet në vendin e 3-të të kampionatit me 59 pikë, 4 më pak se Milani kryesues. Synimi është mbrojtja e titullit kampion, me rivalitetin që këtë sezon duket i madh.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb