Enzo Fernández, një nga lojtarët më të përfolur të javëve të fundit, dërgoi një mesazh për të mbyllur një herë e mirë diskutimet për largimin nga Benfica.
Shumë skuadra e kanë kërkuar atë dhe Chelsea ishte një hap larg firmës me të, gjithsesi Blutë e Londrës nuk finalizuan dot operacionin.
Megjithatë, kampioni i botës me Argjentinën shënoi golin që siguroi fitoren për ekipin e tij në 1/16 e Kupës në Portugali dhe shfrytëzoi rastin të drejtonte gishtin nga toka, duke lënë të kuptohet se do qëndrojë te kjo skuadër.
Enzo Fernández está de volta ?#sporttvportugal #TAÇAnaSPORTTV #taçadeportugal #varzim #benfica pic.twitter.com/g16UGL0PvA
— SPORT TV (@SPORTTVPortugal) January 10, 2023
(BalkanWeb)
