Raxha Naingolan si vullnetar special në Panairin e Kajliarit për të shpërndarë vakte për shumë kajliaritanë të përfshirë në pasojat ekonomike të emergjencës së koronavirusit. Ish-lojtari i Romës dhe i Interit, ka qenë prezent për t’i dhënë një dorë ndihmë Caritas-it së dioqezës në shpërndarjen e pakos së nevojshme për personat në vështirësi.

“Ninja” e kaloi mëngjesin duke u marrë me procedurat e regjistrimit të familjeve në nevojë dhe në shpërndarjen e ushqimeve. Në ditët e ardhshme, Caritas-i pret si vullnetarë edhe shokët e skuadrës së mesfushorit kuqeblu.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb