Gjatë kohësh kur futbolli i klubeve “ngriu” për afro 2 javë, si pasojë e Nations League, Milan lëvizi, me kuqezinjtë që vijojnë të punojnë për të përforcuar ekipin. Drejtuesit e “djallit” janë në kërkim të një partneri të ri për Gonçalo Ramos dhe emri i parë në listën e dëshirave është Endrick. Në fakt, braziliani nuk është një emër risi, pasi Milan e ndjek prej kohësh, por La Gazzetta dello Sport ka zbuluar një detaj shumë domethënës: Endrick i ka thënë “Po” Milan, i ka dhënë fjalën, është gati në çdo moment të vesh fanellën kuqezi.
Ky premtim do të thotë shumë pasi interesim për Endrick këtë periudhë kanë shfaqur edhe ekipe si Roma dhe Aston Villa. Pengesë gjatë verës, kur Milan kërkoi shërbimet e tij, u kthye Jose Mourinho, me teknikun portugez që nuk e lejoi të largohej nga Real Madrid, por në të njëjtën kohë nuk e aktivizon, ose shumë pak.
Situata mund të jetë ndryshe gjatë merkatos së janarit, me Mourinho-n që mund të lejojë brazilianin të largohet, gjithnjë nëse nuk vijon të “ngroh” stolin. Nuk janë kundër largimit të mundshëm të Endrick drejtuesit e Real Madrid pasi në këtë mënyrë do të kursenin pagën e tij.
La Gazzetta zbulon gjithashtu se Endrick ja ka bërë të qartë drejtuesve të Realit se nuk ka ndërmend të qëndrojë në stol, por kërkon ta lënë të lirë në formë huazimi, ashtu siç bënë një vit më parë ku zhvilloi një sezon pozitiv me Lyon me 8 gola dhe dhuroi 8 assiste në 21 ndeshje.
