Një police femër i vodhi një të burgosure një zinxhir ari. Ngjarja ka ndodhur në Mykonos, ndërsa një kamera e repartit e ka “kapur” teksa fuste dorën në çantën e 63-vjeçares.
Dashamirëse e pushimeve luksoze dhe e jetës së mirë duket se është një police që shërbente në Mykonos dhe u arrestua me akuzën e vjedhjes së një zinxhiri floriri të një të burgosure me origjinë siriane.
Sipas informacioneve, 31-vjeçarja, e cila është zv/policë dhe shërben në departamentin e policisë së ishullit, është “kapur” nga kamera e repartit duke i futur dorën në çantën e 63-vjeçares dhe duke i marrë bizhuteritë.
Vjedhja u zbulua kur erdhi koha që e burgosura të lirohej dhe të mblidhte sendet e saj personale dhe ajo zbuloi se i mungonte zinxhiri i arit.
Ajo ka njoftuar policinë dhe siç rezultoi, hajduti nuk ishte askush tjetër veçse zv/gardiani i cili u arrestua nga oficerët e Departamentit të Punëve të Brendshme.