Një portret nga Ian McKellen është nominuar për çmimin Sony World Photography. Fotografi Frederick Aranda ka kapur aktorin teksa është maskuar si Caroline Goose në komedinë “Mother Goose”.

Në një postim që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, aktori ka uruar fotografin teksa e ka ndarë lajmin me publikun e tij.

Konkretisht, ai shkroi: “Ky portret i imi, i realizuar nga Frédéric Aranda, duke u transformuar në Mother Goose në 2023, është përzgjedhur për një çmim prestigjioz “Sony World Photography Award”. Urime, Frederik”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ian McKellen (@ianmckellen)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb