Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në fjalën e tij në Kuvend denoncoi burgosjen e padrejtë të Ilir Metës.

Blushi, nënvizoi se Meta është një prej denoncuesve më të mëdhenj të inceneratorëve.

“Një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve dhe PPP-ve, sot ndodhet pas hekurave, i burgosur padrejtësisht dhe bëhet fjalë për ish-presidentin Ilir Meta. Unë iu drejtova edhe Ministrit të Drejtësisë që të zbatonte rekomandimet e Avokatit të Popullit për trajtimin çnjerëzor të presidentit Ilir Meta, që provon këtë regjim kriminal. Të paktën respektoni standardet e Vladimir Putinit në Rusi, ku edhe pse me regjimin e tij e lejonte Navalnin të jepte intervista për mediat.

Blushi tha se Metës po i mohohen të drejtat minimale dhe po mbahet në izolim të rreptë. Gjithashtu u shpreh se kryeministri Rama është i tmerruar për të të vërtetat e Metës.

“Edi Rama është i tmerruar nga të vërtetat e Ilir Metës. Avokati i Popullit ka konstatuar katër shkelje të rënda të të drejtave të njeriut për zotin Meta. Ka ndaluar takimet për zotin Meta, duke shkelur konventat dhe Kushtetutën, ashtu sikur edhe ndalimi i telefonatave dhe prononcimet për mediat”, tha ai.

Fjala e plote:

Dua t’ju kujtoj në fakt shkurtimisht, se kjo është hera e tretë ose e katërt, që kjo Mazhorancë sjell për miratim ndryshime në ligjin për konçensionet dhe ashtu si herët e kaluara edhe sot, ky Kuvend nuk do bëjë asgjë tjetër veçse do ligjërojë praktikat korruptive konçensionare për të hapur një kapitull të ri të gryerjes dhe rrënimit jo vetëm të buxhetit të shtetit, por edhe të ekonomive familjare.
E megjithatë, unë dua të ndalem në faktin që një prej denoncuesve kryesorë të konçensioneve dhe PPP-ve korruptive, sot ndodhet i burgosur politik, pa asnjë fakt, pa asnjë provë penale.
Dhe i referohem Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, për të cilin unë fola edhe në seancën e kaluar dhe i kërkova qeverisë dhe në veçanti Ministrit të Drejtësisë, të reagojë dhe të respektojë nëntë rekomandimet e Avokatit të Popullit, sa I përket trajtimit kriminal dhe çnjerëzor të Z. Meta, i cili sot ndodhet i burgosur politik në IEPV “Jordan Misja”, një institucion që dëshmon dhe ekspozon çdo ditë fytyrën kriminale dhe represive të këtij regjimi.
Është me vend ti kujtoj Ministrit të Drejtësisë dhe sigurisht edhe Kryeministrit, që të paktën respektoni standardet e Rusisë së Vladimir Putinit, ku Navalny, që humbi jetën në burgjet e Vladimir Putinit, lejohej edhe të jepte intervista për mediat.
Ku një tjetër kritik i tij, Kodorkovsky, lejohej po nga qelitë të jepte intervista për mediat.
Ndërsa në Shqipërinë e Edi Ramës, dhe më vjen keq që i referohem një vendi si Rusia , por që për standardet e trajtimit të të paraburgosurve është hapa para Shqipërisë, sikundër jemi hapa pas edhe Vitnamit komunist, të burgosurit politikë, armiqtë e regjimit, lejoheshin të jepnin intervista në media.
E kundërta ndodh në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që ka ratifikuar Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, në një vend që është anëtar i Këshillit të Europës dhe në një vend që po bën çdo përpjekje për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Pra jemi në Shqipërinë e Edi Ramës, një regjimi i cili për fat të keq, nuk plotëson as standardet e Rusisë së Vladimir Putinit.
Dua t’ju kujtoj se konstatimet shumë të rënda, akt-akuzë publike dhe zyrtare për regjimin kriminal dhe represiv të Edi Ramës, duhet të zbatohen menjëherë.
Unë e kuptoj se Edi Rama është i tmerruar nga të vërtetat e Ilir Metës, duke urdhëruar që ai të mos filmohet edhe kur voton, në ambientet ku ndodhet i burgosur politik, por dua t’ju kujtoj se tmerri i Edi Ramës dhe i juaji nga Ilir Meta, nuk mund të kthehet në standard për mënyrën e trajtimit të tij.
Avokati i Popullit, ka konstatuar të paktën katër shkelje shumë të rënda të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, se kufizimi i takimeve të Z. Meta, në katër takime dhe pa lejuar deputetët dhe eurodeputetët ta takojnë, është shkelje e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Është shkelje e Kushtetutës dhe e Konventës edhe ndalimi dhe kufizimi i telefonatave të tij dhe veçanërisht të prononcimeve për median.
Përpiquni të arrini standardet e Vladimir Putinit, se nuk po i referohem një vendi anëtar të NATO-s.
Dua t’ju kujtoj që Avokati i Popullit, ka evidentuar gjithashtu, se përveç shkeljes së Konventës, ky regjim represiv dhe kriminal, që tmerrohet nga Ilir Meta edhe pse e ka burgosur pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt penal, të flasë me mediat, është në shkelje të Rregullores Europiane të Burgjeve, të asaj rregulloreje që është ratifikuar edhe si pjesë e Rezolutës të Komitetit të Ministrave të KE nga ky Parlament.
Është një shkelje flagrante e rregullave standarde minimale të Kombeve të Bashkuara apo siç njihen ndryshe si rregullat e Nelson Mandelës, për të cilin edhe një shtet serioz në kriminalitetin e vet si regjimi i Apatreidit, i lejonte të drejtën të komunikonte me median edhe të drejtën e ushtrimit të aktiviteteve sportive, të drejtën që ky regjim kriminal i Edi Ramës, ja pamundëson sot Z. Meta.
U bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës që të kërkojnë takime me Z. Meta, sepse këtë ua mundëson Konventa, ua mundëson Kushtetuta, ua mundëson ligji dhe së fundmi kanë edhe një raport shumë serioz të Avokatit të Popullit, që gjithashtu përveç të drejtës së takimit , sa I përket lirisë së fjalës, thekson se e drejta për biseda telefonike nuk mund të kufizohet nga askush.
Ndaj dua ti përsëris thirrjen Ministrit të Drejtësisë, të mos fshihet pas urdhrave kriminalë të Edi Ramës.
Çështja e Z. Meta, fund e krye një çështjen politike, kriminale siç ishte rrëmbimi i tij që vulosi dhe standardet kriminale të hetimit të tij, siç vulosi dhe motivet kriminale të vijimit të mbajtjes së tij në izolim, është i paprecedent.
Sot i vetmi vend në botë, ku të burgosurit politikë nuk lejohen të flasin me mediat dhe trajtohen në mënyrë çnjerëzore si de jure ashtu edhe de facto, nga ngelur vetëm Koreja e Veriut, sepse ja çndodh në Rusinë e Vladimir Putinit.
Beteja për të vërtetat e Z. Meta, në fakt është betejë për liritë dhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve dhe sidomos të atyre të burgosur dhe të paraburgosur padrejtësisht, të cilët sot nuk kanë mundësi që shkeljen e lirive dhe të drejtave të tyre ta bëjnë publike.
Dhe kjo ishte në fakt edhe arsyeja e rrëmbimit kriminal të Z. Meta dhe e vijimit të mbajtjes së tij në izolim nga një strukturë, e cila sot zhvilloi garën e radhës se kush do të jetë drejtuesi i posaçëm që do të jetë më partizan në mbylljen e dosjeve korruptive të Edi Ramës.
Në mbyllje të të gjithë aferave korruptive edhe të ketij ligji që do vijojë të grryej financat e shtetit, por edhe ekonomive familjare.
Po nuk mund të pranojmë që hajdutët të jenë të lirë dhe të vijojnë të vjedhin, ndërsa denoncuesit , liderët e opozitës të jenë pas hekurave të një burgu politik, pa kryer asnjë vepër penale.
Të jeni të bindur që kjo betejë do të fitohet nga Z. Meta siç i ka fituar të gjitha betejat dhe të jeni të sigurt që kushdo autor, bashkë autor, bashkëfajtor në këtë akt kriminal, të pangjashëm, kritikoni sa të doni Rusinë, po as sa Rusia nuk keni standardet minimale të sjelljes në raport me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Do të marrë ndëshkimin e merituar .

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: