Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me presidentin Macron, tregoi rrugëtimin e tij si emigrant në Francë.

“Po vij nga një përvojë që nuk e kisha imagjinuar kurrë, që u nënshkrua kur erdha në Francë në vitet 90. Kur vija nga aeroportit mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi. Ai tha se mendonte se kishte parë gjithçka, kur erdhi në këtë pallat, për të marrë religjonin e nderit. Sot jam krenar jo për veten, por për Shqipërinë, për miqësinë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ishte hera e parë e miqësisë tonë, të marrëdhënieve diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar pritej në këtë mënyrë. Asokohe një grup mik i Shqipërisë, ishin një grup i vogël sa gishtat e një dore. Sot ka shumë njerëz në Shqipëri për të investuar. Ne jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë, për të gjitha vendet e Ballkanit, dhe plani i rritjes që u miratua nga BE është diçka që shkon në këtë drejtim. Është një Europë e bashkuar, që nuk merret peng i mënyrave të vjetra tradicionale të integrimit ku ka diçka apo asgjë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: