Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën kombëtare përpara Kryeministrisë.
Berisha u shpreh: “Këto dy javë në Shqipëri është zhvilluar një betejë e pashembullt. Një prokuror guximtar pezulloi nga detyra zv.kryeministren, njeriun më hajdut pas Ramës në historinë e kombit. Një gjykatë turpi, u ble. Një gjykatë supreme kryesore e kombit i hoqi jashtë çdo rregulli masën e pezullimit e ktheu lubinë në detyrë që të vjedhë, të prishë cdo provë dhe si banditë të kërcënojë çdo dëshmitar. Rama me këtë vendim që i diktoi GjK na tha ne shqiptarëve se unë ju kam vjedhur dhe do t’ju vjedh sepse jam mbi ligjin mbi Kushtetutën dhe gjykatat .Kërkesë për arrestimin e zv.kryeministres, pasi u shtuan aferat provojnë se Rama dhe ajo bashkë kanë vjedhur dhe dëmtuar shqiptarë me afera 1.2 mln euro. Rama bllokoi Parlamentin. Kreu grushtin e shtetin për të shpëtuar lëkurën e tij.
