Me një analogji të thjeshtë:
Diskursi publik i PD është i fokusuar se zgjedhjet u ndikuan nga krimi i organizuar, kartelet X, Y, Z… e madje ka shkuar deri aty ku dalim tashmë në publik e themi që ‘Rama nuk mundet në zgjedhje’…
Tani, diskursi politik është fokusuar tek takimet që Ervin Salianji po bën duke u shprehur se po ndihmohet nga X, Y, Z eksponentë të rëndësishëm të krimit të organizuar, individë të cilët u etiketuan se para pak muajsh ishin faktorët kryesorë të humbjes së zgjedhjeve…
Me rregull të thjeshtë, nëse Salianji paska mbështetje bandash, zgjedhjet ndikohen prej tyre dhe janë ato që vendosin rezultatin, hapini krahun këtij pra që të vijmë në pushtet, se qenka faktori më i rëndësishëm politik sipas jush dhe budallëkut që flisni në publik…
Kjo është ajo koherenca politike që po çirren demokratët prej vitesh, se pas Lulit që shkoi hëngri kokën e mbretit të tij si shahist i shkëlqyer, këta mjeshtrat e tjerë të sportit kanë hapur porten dhe luajnë që të rrisë golavarazhin kundërshtari…
Është më e ndershme të heshtni më tepër, punoni më shumë, rilidhuni me bazën, ejani takoni demokratët nëpër rrethe e mos u gënjeni nga numrat e 1 dite, por të ulemi të flasim si ta reformojmë, rienergjizojmë dhe ringjallim forcën tonë politike, ta bëjmë alternativë serioze, me linjë të përcaktuar politike e konkurruese, mjaft me dokrra të fëlliqura!
Gjithë kjo tymnajë dhe faktorizim është i pavend, i lodhshëm e bajat për ne demokratët, kur në 8 Janar ishte armik, u pendua, e rikthyet JU në gji dhe u bë mik, u burgos dhe e shpallët JU hero demokracie dhe tani sërish armik…
Nuk mund të ftojmë forcat e tjera politike për një front me bazë të gjërë dhe të humbasim demokratët paralelisht, nuk kemi askënd për të humbur mes nesh!
Serialin ‘inkoherenca’ luajeni jashtë PD, si njëri ashtu dhe tjetri, demokratët nuk kanë kohë për të humbur me këtë banalitet mediokër që shitet si politikë!
