Skena është gati në pistën e Bazës Ajrore Elmendorf për mbërritjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentit rus, Vladimir Putin.
Një qilim i kuq është shtruar në formë L-je që udhëheqësit të ecin drejt një platforme që është etiketuar si “ALASKA 2025”. Një mal i mbuluar nga retë në sfond plotëson tablonë.
Por ndoshta karakteristika më mbresëlënëse: qilimi i kuq ka katër avionë luftarakë F-22 Raptor të rreshtuar pranë tij.
Ndër detyrat e skuadriljeve të avionëve në Elmendorf: është të kapin avionët rusë që hyjnë në hapësirën ajrore amerikane.
Ndwrkohw wshtw gati edhe dhoma e konferencave ku mund tw flasin tw dy liderwt, gjithnjw nwse takimi do tw mbylllet pozitivisht.

