Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24, foli për reformën në drejtësi, komentoi deklarata e kryeministrit Edi Rama duke u ndalur edhe tek çështja e Belinda Ballukut.

Gjatë intervistës, gazetarja Lala tha se kryeministri Rama në deklaratat e tij, shpesh është shprehur se ka qenë ai që ka bërë reformën në drejtësi, por shton se ‘tashmë i ranë maskat’ pasi zgjodhi të mbrojë Ballukun me forcën e kartonit.

Qëndrim ky sipas gazetares Lala është thjesht për interesa personale.

“Zotit Rama i kanë rënë maskat, pasi na ka thënë që 13-14 vjet që reformën në drejtësi e bëra unë, por fakti që mbrojti zonjën Balluku me forcën e kartonit nuk ka, të paktën moralisht asnjë të drejtë të dalë para qytetarëve dhe ‘të flasë për çështje të drejtësisë’.

Është e drejtë që kur dikush shkel ligjin të shkojë prapa hekura. Por te rasti konkret Qamil Zela, ka qenë 52-vjeçar është vetëvarur në 2024 në burgun e Rrogozhinës, ndaj tij kishte një masë sigurie për lidhje të paligjshme të energjisë. Pak ditë pasi shkoi në paraburgim u vetëvar, Nga ana tjetër kemi zonjën Balluku që akuzohet për abuzime me tenderë miliona euro, ‘ka abuzim me tenderë’, në thelb do të thoë që ke shkelur konkurrencën e ndershme, dëmi që u ka ardhur qytetarëve shqiptarë është shumë herë më i madh. Në arsyetimin 2014 zoti Rama nuk pasi asnjë pretendim sa i përket caktimit të masës së sigurisë arrest me burg s ai përket një qytetari. Dhe nga ana tjetër kur SPAK guxoi për herë të parë

Tenderat e rrugëve janë tenderët më të kushtueshëm dhe në momentin që u artikulua fjala burg, apo pati përpjekje të SPAK për ta arrestuar, zoti Rama e mbrojti me forcën e kartonit. Zoti Rama në 14 vite qeverisje nuk ka pyetur në këtë vend që kanë shkuar prapa hekurave nëna me fëmijë…”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb