Mes tri çështje, Grave, Paqes, Sigurisë, ka një korrelacion të drejtë, në të cilin spikat kontributi i grave si një burim jete dhe faktor paqeje e sigurie.
Nuk mund të ketë gra të sigurta, në një rajon të pasigurt, nuk mund të jetojmë dhe shijojmë paqen, nëse gjysma e popullsisëështë e kërcënuar apo vuan padrejtësi ekonomike, politike, sociale, gjinore, etnike a fetare.
Madje nuk mund të kemi një rajon të sigurt, nëse në përiferi të tij në Ukrainë e Lindjen e Mesme nxijnë retë e luftës dhe gratë e fëmijët janë viktima të pafajshme të saj.
Vendet tona, prej më shumë se tri dekadash, po përjetojnë disaprocese transformuese paralele: demokratizimi, transformimi drejt ekonomisë së tregut, globalizimi, europianizimi drejt bashkimit me familjen europiane, integrimi atlantik, integrimi dhe bashkëpunimi rajonal, kontributet për paqen dhe sigurinëetj.
NATO është, padyshim, një faktor sigurie e paqeje. Ky kontekst, favorizon edhe sigurinë e popullsisë: sociale, njerëzore, gjinore, madje edhe ekonomike. Sot NATO ka tre anëtarë nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, pranuar në 2009, Mali i Zi, pranuar në 2017, Maqedonia e Veriut, pranuar në 2020. Ndërkohë, rritja e shpejtësisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian do t’i shërbente paqes ne rajon dhe mirëqenies e sigurisë së grave.
Lufta kundër dhunës seksuale dhe mbrojtja e grave e vajzave prej saj është një çështje që na preokupon në të gjitha vendet tona. Por që kjo luftë të fitohet, kërkohet një vizion më largpamës dhe një qasje më adaptive, krahasuar me zgjidhjet teknike që ndonjëherë i jepen kësaj çështjeje.
Ne flasim shumë për kuota përfaqësimi, për përqindje grash e vajzash në institucione, për arritje individuale të mjaft prej tyre në vendet tona apo në nivel global. Unë mund të pohoj se 36 përqind e anëtarëve të Parlamentit dhe 70 përqind e anëtarëve tëqeverisë së Shqipërisë janë gra.
Por kjo nuk mjafton. Përpjekjet që po bëjmë për t’i imponuar shoqërisë nga lart rritjen e pjesëmarrjes së grave e vajzave në sferat e mësipërme të jetës shoqërore, duhet të kombinohen me krijimin e hapësirave për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e tyre nëjetën ekonomike dhe familjare.
Shkurtimi i distancës dhe ngushtimi i hendekut midis pjesëmarrjes politike, pjesëmarrjes në ekonomi e tregje dhe familje është rruga më e qendrueshme për arritjen e barazisëgjinore. E cila, nga ana e vet, është një kusht thelbesor për shmangien e dhunës seksuale me bazë gjinore.

*Fjala në Forumin për Gratë, Paqen, Sigurinë, organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani në Prishtinë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb