Xabi Alonso nuk është më trajner i Real Madrid. Ky ishte lajmi i bujshëm i bërë zyrtare një ditë më parë, një vendim shumë i fortë, por deri diku edhe i pritshëm, në një kohë kur në Madrid flitej prej kohësh për një “divorc” të parakohshëm pasi tekniku spanjoll në asnjë moment nuk arriti të fitojë ambientin. Përcaktues në këtë vendim, ajo që i vuri kapakun, ishte disfata në finale përballë Barçës, dhe ajo që prodhoi post “El Clasico”, ku dukshëm Alonso nuk arriti të udhëheq ekipin në asnjë momente, me Mbappe dhe shokë që bënin ligjin.
Në deklaratën për mediat, klubi i Real Madrid u kujdes ta përcillte siç duhet Alonson, ndërsa zbuluan se kontratën e kishin ndërprerë me konsensus.

Me sa duket në shtëpinë e Realit kishin kohë që diskutonin në lidhje me të ardhmen e Alonsos pasi nuk humbën kohë dhe menjëherë prezantuan Alvaro Arbeloa-n si pasuesin e tij. Arbeloa ishte pjesë e Realit pasi drejtonte ekipin e të rinjve që nga viti 2025, ndërsa të gjithë karrierën e tij si lojtar e kaloi në Madrid. Mbetet për t’u parë se si do të jetë ecuria me Arbeloa-n në stol, nëse do të jetë një zgjedhje e përkohshme deri në fund të këtij sezoni apo një projekt afatgjatë.
Të gjithë mediat spanjolle i kushton faqen e parë këtij zhvillimi të fortë në shtëpinë e Realit: “Rrufe”, ishte titulli më i lakuar.
