Një shënim i shkruar me dorë nga themeluesi i Apple, Steve Jobs, ka arritur një rekord duke u shitur 175.759 dollarë, 6 herë më shumë nga sa ishte parashikuar.

Në fakt në letër është shënuar një reklamë për Apple Computer-1 që është shkruar dhe firmosur me emrin Steven Jobs, në vitin 1976.

  • foto galeri

Shënimi përmban hollësi teknike për kompjuterin e parë Apple dhe është firmosur nga Steve Jobs. Në shënim janë përfshirë edhe adresa dhe numri i telefonit të prindërve të tij, që asokohe ishin zyrat qendrore të Apple.

Letra ishte pjesë e disa sendeve të ndryshme të Apple që dolën në ankand, përfshirë edhe një çek të nënshkruar nga Jobs dhe bashkëthemeluesi i kompanisë, Wozniak, që u shit për 135.261 dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: