Me statusin e kampionit në fuqi, të gjithë dëshirojnë të zbresin Tiranën nga froni. Shehi dhe stafi i tij janë të vetëdijshëm se bilancet kanë ndryshuar jo pak në raport me një vit më parë, kanë ndryshuar bardheblutë, por kanë ndryshuar shumë edhe rivalët. Fillimi i sezonit të ri pritet ta gjejë Tiranën një skuadër shumë ndryshe, ndërsa trajneri Shehi duhet të bëjë edhe një herë llogaritë.

Tirana Totre
Tirana Totre

Largimi i Hoxhallrit, Tolit dhe Totres, kanë lënë tre vende bosh në formacion, ndërsa e paqartë mbetet edhe e ardhmja e dy titullarëve të tjerë, portierit Bekaj dhe “bomberit” Taulant Seferi, më shumë mundësi, deri më 31 gusht të dy lojtarët do të largohet nga kryeqyteti. Përballë një fakti të tillë, pa pesë titullarë në raport me një vit më parë, Shehi lëshoi alarmin pak ditë më parë, ku kërkonte përforcime të menjëhershme.

Shehi
Shehi

Stafi drejtues ka lëvizur shpejt, duke gjetur akordin total me Sherif Kallakun. Ish fantazisti i Teutës, dhe së fundmi Partizanit, ka zbarkuar në kryeqytet, këtë herë për të veshur fanellën bardheblu. Pavarësisht se është larg emrit që përfaqëson, Kallaku mund të konsiderohet pa frikë një lëvizje e rëndësishme, duke shtuar fantazinë në radhët e Tiranës.

Kallaku
Kallaku

Jo vetëm Kallaku, Tirana ka gjetur akordin në parim edhe me Albion Markun, anësori i cili sezonin e fundit u aktivizua me Partizanin, ka zgjidhur kontratën me Lokomotivën e Zagrebit duke dalë një lojtar i lirë.

Aaaa
Aaaa

Me afrimin e Kallakut dhe Markut, por dhe lojtarëve të rinj që janë në provë, merkato e Tiranës mund të konsiderohet e mbyllur, gjithnjë nëse Bekaj dhe Seferi qëndrojnë në kryeqytet, në të kundërt, Tirana do të hidhet sërish në merkato për të plotësuar organikën.
(BalkanaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb