Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti para ndeshjes së zikaltërve ndaj Napolit, foli për Calciopolin, arbitrimin dhe për sfidën e San Siros.

“Nuk ka analogji me të kaluarën (nënkupton Calcipoli). Në atë kohë ishte një shoqatë kriminelësh që drejtonte futbollin, sot kemi arbitra të dobët dhe jashtë forme”, – ka thënë Moratti, i cili ka kritikuar edhe përdorimin e VAR-it me argumentin se vendimet janë pak të qarta, siç u pa në “Maradona”.

Ndeshja- “Interi meriton vendin e parë, nëse fiton avantazhi bëhet i konsiderueshëm, por edhe Napoli i Conte ka bërë shumë mirë”. Ish-presidenti zikaltër i thur elozhe Aurelio De Laurentiis për administrimin e klubit: “I ka kaluar të tjerët me një rritje konstante. Të fitosh në Napoli nuk është e lehtë, është një sukses shumë i madh për të”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb