Papa Leoni XIV ka dhënë një mesazh paqeje. Ai ka mbërritur në Liban, ku u prit nga Presidenti i Republikës Libaneze. Pritet që të qëndrojë në Liban deri më 2 dhjetor.
Papa fluturoi nga Turqia, ku ka qenë për vizitë prej katër ditësh dhe paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik për shkak të konflikteve të përgjakshme në botë. Gjithashtu ai dënoi dhunën dhe bëri thirrje për paqe.
Papa Leo XIV tha se e vetmja zgjidhje për konfliktin e gjatë midis Izraelit dhe popullit palestinez duhet të përfshijë një shtet palestinez, duke riafirmuar qëndrimin e Vatikanit .
“Ne të gjithë e dimë se në këtë moment Izraeli ende nuk e pranon këtë zgjidhje, por ne besojmë se është e vetmja zgjidhje”, tha ai.
Pak para mbërritjes në Bejrut, qytetarë të shumtë u mblodhën përgjatë rrugëve nga aeroportit në pallatin presidencial, duke valëvitur flamuj libanezë dhe të Vatikanit.
Libani, i cili ka pjesën më të madhe të të krishterëve në Lindjen e Mesme, dhe është tronditur nga përhapja e konfliktit në Gaza, ndërsa Izraeli dhe grupi militant shiit libanez mysliman Hezbollah hynë në luftë, duke kulmuar në një ofensivë shkatërruese.
