Deputeti i PD Bledion Nallbati është sulmuar mbrëmjen e sotme në mënyrë barbare me shkop gome nga policia, gjatë protestës kombëtare të opozitës. Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një prononcimi për media njoftoi se po niset me urgjencë drejt spitalit për të vizituar deputetin, ndërsa po mblidhen të dhënat për të lënduarit nga incidenti.
Prononcimi
Sali Berisha: Do shkoj në spital sepse deputeti është në gjendje jo të mirë, Blendi Nallbati dhe siç e keni parë, në mënyrë absolute ka qenë një sulm personal ndaj tij pa asnjë shkak. Pa asnjë shkak, banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur.
Gazetarët: Keni të dhëna sa protestues janë të lënduar deri tani?
Sali Berisha: Tani po marrim të dhënat, po i mbledhim të dhënat. Tani po mbledhim të dhënat, por po shkoj njëherë sepse po shkoj në urgjencë.
