Nga qyteti i Durrësit, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, u shpreh se demokratët kërkojnë reagim dhe përgjigje për situatën aktuale në të cilën ndodhet sot forca më e madhe e opozitës në vend.
Salianji tha se PD nuk po ndiqet as nga demokratët dhe as nga qytetarët, gjë që e tregoi dhe superskandali me zv/kryeministren Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.
Sipas ish-deputetit demokrat, në çdo vend të Evropës, në Rumani e Bullgari kjo do të shkaktonte revoltë popullore ndërsa në Shqipëri nuk ndodhi.
“Ne nuk i mbyllim as sytë e veshët se si një super skandal si kapja në korrupsion për 50 mln euro sic ishte rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku nuk bëri që njerëzit të shpërthenin në revoltë dhe të vërshonin në rrugë.
Ministra, kryebashkiakë dhe zyrtarë përballen çdo ditë me drejtësinë, por nuk i lëshojnë postet. Por PD përsëri nuk po rritet. A duhet që ne të hyjmë në revoltë dhe pse nuk po na ndjekin në revoltë? Personalisht e ndjej plagën e çdo demokrati”, tha Salianji.
Po ashtu, ish-deputeti demokrat përmendi dhe zgjedhjet e pjesshme lokale, që sipas tij, ishin sinjal i fortë se PD ishte e paaftë të bindte elektoratin të dilte në zgjedhje.
“Edi Rama arriti të nxirrte 15 mijë votues në Vlorë ne nuk nxorrëm as 2 mijë. E njëjta gjë në Berat, Cërrik e Tepelenë. Më bëri të reflektoj se duhet t’i dëgjojmë demokratët pse nuk i motivojmë të dalin të votojnë”, tha Salianji.
Ervin Salianji: Sot pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha, do të na urrejë cdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi shqetësimit të tyre në kohë.
Është e vërtetë si drita e diellit që Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira. I kanë rrethuar votuesit, kanë patronazhim kapilar të cdo qendre dhe njohin emër për emër duke gjurmuar votuesit deri në kutinë e votimit. E ka bërë politikën të papërgjegjshme.
Zgjedhjet janë si shtrëngim për vendin e punës dhe përdorimin e krimit të organizuar. Por ta themi hapur një tjetër shkak është paaftësia e opozitës si forca më e madhe në vend për të qenë bindëse. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë një sinjal i fortë që duhet ta lexojë secili prej nesh.
Edi Rama arriti të nxirrte 15 mijë votues në Vlorë ne nuk nxorrëm as 2 mijë. E njëjta gjë në Berat, Cërrik e Tepelenë. Më bëri të reflektoj se duhet ti dëgjojmë demokratët pse nuk I motivojmë të dalin të votojnë. Ne nuk i mbyllim as sytë e veshët si një superskandal si kapja në korrupsion për 50 mln euro sic ishte rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku nuk bëri që njerëzit të shpërthenin në revoltë të bënte të vërshonin njerëzit në rrugë.
Ministra, kryebashkiakë dhe zyrtarë përballen çdo ditë me drejtësinë, por nuk i lëshojnë postet. Por PD përsëri nuk po rritet. A duhet që ne të hyjmë në revoltë dhe pse nuk po na ndjekin në revoltë? Personalisht e ndjej plagën e çdo demokrati.
Na kanë gërryer shpirtin, e di zhgënjimin, harresën dhe i di problemet nga listat e mbyllura. Kam reaguar dhe nga burgu. I di një pjesë të aleatëve pa peshë. Largimin nga realiteti i njerëzve. Mungesën e shpresës, mosdhënien e llogarisë dhe mosmbajtjen e asnjë përgjegjësie 7 muaj pas zgjedhjeve. E ndiej dhimbjen e militantëve, që lufton por nuk dëgjohet.
