Kompania indiane “Ringing Bells” ka zbuluar telefonin inteligjent më të lirë në botë me sistemin Android. Telefoni i quajtur “Freedom 251″ kushton vetëm 4 dollarë.
Për kaq para ju mund të merrni një pajisje me ekran 4 inç me rezolucion qHD IPS, processor me katër bërthama me shpejtësi 1.3GHz, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, shkruan Krokodili.
Sa i përket kamerave, telefoni Freedom 251 përmban kamerë parësore 3.2 megapikselë dhe kamerë për selfie 0.3 megapikselë. Ai operon me sistemin Android 5.1 (Lollipop) dhe përmban një bateri me kapacitet 1,450mAh.
Opsionet e lidhjes përfshijnë 3G, WiFi 802.11 b/g/n, Bluetooth dhe GPS. Telefoni ofrohet vetëm në ngjyrë të bardhë. Shitjet për telefonin do të nisin nesër.
(er.nu/BalkanWeb)
