Një tërmet me magnitudë 4.8 ka ndodhur në orën 16:19 në rajonin e Ishujve Aeolian, në veri të Siçilisë.

Tërmeti u regjistrua në një distancë të shkurtër nga ishujt Alicudi dhe Filicudi dhe thellësia fokale e tij llogaritet në 17 kilometra.

Tërmeti është ndjerë edhe në Palermo të Siçilisë. Shumë banorë të Aeolias dolën në rrugë, por sipas autoriteteve deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.

Deri më tani janë regjistruar katër pasgoditje më të dobëta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: