TIRANE – Gazetari i njohur i Top Channel, Marin Mema ka zbuluar që dhe ai ka në plan të martohet së afërmi. Marin Mema ka qenë i ftuar mëngjesin e së martës në emisionin Wake UP, ku e pranoi vetë këtë gjë pas pyetjes së gazetarëve për planet e dasmës.

“Mamaja jote e ka merak, kur do martohesh ti Marin-  i është drejtuar moderator gazetarit shqiptar.‘Kur nuk e kam merak unë pse duhet ta kenë të tjetër. Së shpejti pa merak”- ka thënë Marini duke qeshur.

Marini, i njohur për ciklin e emisioneve të tij “Shqipëria tjetër” në Top Channel, ka zbuluar në këtë intervistë dhe pasionin e vjetër për futbollin, nga u largua për shkak të një dëmtimi.

Tashmë pasioni kryesor ka mbetur gazetaria, që e ka pasur qysh herët. Gjithashtu ai ka rrëfyer dhe një eksperiencë të keqe të tijën pas një dëmtimi, në këmbë. Ai ka treguar se ka qëndruar 16 javë më allçi, 8 javë në fillim, pastaj iu desh ta operonte sërish këmbën dhe iu deshën edhe 8 javë të tjera.

“16 javë të tëra allçi dhe isha në mes të sezonit të punës. Për 16 javë kam qenë në allçi, 8 javë në fillim pastaj u detyrova sërish të kryeja një tjetër operacion dhe mu deshën edhe 8 javë të tjera. Kam raportuar me allçi por teleshikuest nuk e kanë kuptuar, sepse plani ishte gjithmonë nga mesi e lartë. Ka qenë situatë e vështirë sepse 16 emisione i kam bërë me paterica.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: