Ish-ministri i Brendshëm dhe koloneli, Dritan Demiraj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit të luftës në Iran, duke paralajmëruar për mundësinë e një konflikti të ri ushtarak në Tajvan.
Sipas tij, SHBA ka zhvendosur një numër të madh forcash ushtarake nga bazat në Japoni dhe South Korea drejt Lindjes së Mesme, përfshirë aeroplanmbajtëse, “destroyer”-ë dhe mjete të tjera mbështetëse. Kjo, sipas Demirajt, e bën të vështirë projektimin e forcës për një konflikt tjetër të madh, për të cilin SHBA-të janë përgatitur prej vitesh.
Ai theksoi se në gjysmën e dytë të vitit 2027 dhe në fillim të vitit 2028 mund të ndodhë një përplasje e re, duke e lidhur këtë me ambiciet e shprehura Xi Jinping për të marrë kontrollin e Tajvanit, fillimisht përmes mjeteve paqësore.
Sipas Demirajt, nëse kjo përpjekje dështon dhe nis një ofensivë ushtarake, SHBA dhe aleatët e saj në rajon, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe vetë Tajvanin, do të detyrohen të ndërhyjnë për të ndaluar një skenar të tillë.
Ai përfundoi se zhvillimet aktuale tregojnë për një rritje të tensioneve globale dhe një fazë të re të rivaliteteve gjeopolitike, që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm në skenën ndërkombëtare.
