Stuhia ka përfshirë Greqinë. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje masive në Atikë dhe shumë zona të tjerë. Rrugët janë kthyer në lumenj dhe gjithashtu raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike.

Probleme janë raportuar edhe në bregdet. Mediat greke raportojnë se një roje bregdetare është nxjerrë pajetë nga deti.

52-vjeçari është përpjekur që të bënte lidhjen e anijeve që të mos rrëmbeheshin nga erërat e furishme.

Por fatkeqësisht litarët janë këputur dhe në atë moment 52-vjeçari është përplasur edhe në një skelë dhe ka përfunduar në det. Pas ndërhyrjeve të ekipeve të emergjencës, 52-vjeçari është transportuar në spital, por fatkeqësisht nuk mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: