Afrimi i shumë lojtarëve tek Barcelona në këtë merkato ka rrezikuar largimin e shumë lojtarëve ndër të cilët edhe Aleix Vidal.
Barcelona dhe Sevilla janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e lojtarit blaugran tek ekipi andaluzian.
E përditshmja katalanase “Sport” raporton se pas një seri të gjatë negociatash mes dy klubeve, duket se është arritur më në fund marrëveshja.
Shuma e transferimit pritet të jetë 8 milion euro plus 2 milion bonuse. Ky lajm bëhet edhe më i besueshëm duke e parë që Sevilla largoi anësorin Joaquin Correa drejt Lazios, për t’i bërë vend Vidal.
Aleix Vidal ka udhëtuar me klubin në turneun që po zhivllohet në Amerikë, por ai pritet që të kthehet në Spanjë këto ditë për të nënshkruar me gjigantin spanjoll.
Vidal bëri 30 paraqitje me fanellën e Barcelonës duke shënuar tre gola.
Spanjolli duket se do të ribashkohet me Sevillën pas aventurës që kaloi tek klubi andaluzian në sezonin 2014-2015.
(BalkanWeb)
