Chelsea ka bërë zgjedhjen e saj. Mauricio Pochetino me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i Bluve të Londrës. Klubi londinez dhe tekniku i njohur janë afër marrëveshjes përfundimtare dhe shumë shpejt mund të kemi të reja të rëndësishme.

Sezoni aktual do të mbyllet me në krye Frank Lampard, ndërsa në edicionin e ri frenat do t’i marrë Pochetino. Argjentinasi ka mjaft punë përpara, teksa fillimisht duhet të bëjë gati listën e dëshirave për merkaton e verës. Chelsea po kalon një sezon katastrofal në Premier League dhe jo vetëm. Trajneri Pochetino e njeh mjaft mirë Londrën, pasi më parë ka drejtuar Tottenham.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: