Varianti anglez i koronavirusit është zbuluar tek një pjesëtar i Ushtrisë Zvicerane prandaj, rreth 90 anëtarë të Kompanisë së 2-të të Batalionit të 14 tani duhet të mbahen në karantinë, raporton srf.ch.

170 ushtarë të tjerë ende janë duke pritur për rezultatet e testimit, transmeton albinfo.ch. Siç njofton VBS (Ministria e Mbrojtjes), zhvendosja e pjesëve të kompanisë së përmendur nga Wengen (BE) në Crans-Montana (VS) ishte planifikuar për të mbështetur garat e kupave botërore të skive atje.

Kjo është arsyeja pse pjesëtarët e kompanisë së urgjencës u testuan për koronavirus në kuadrin e një mase paraprake.

Karantina zgjat dhjetë ditë dhe do të hiqet vetëm pas dy testeve negative, të cilat kryhen në ditën e pestë dhe të nëntë të karantinës.

Departamenti ushtarak raporton tutje se kjo mund të rezultojë në zgjatjen e kohëzgjatjes së shërbimit përtej kohëzgjatjes së planifikuar fillimisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: