Një varrezë makinash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e “Dajtit”, rreth orës 22:30. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë Tiranë
Më datë 18.05.2021, rreth orës 22:30, në rrugën e “Dajtit”, ka rënë zjarr në një varrezë makinash, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
