Presidenti Emanuele Macron ka dhënë një mesazh të fortë nga samiti i BE në Tiranë.

Ai zbardhi disa tema që do të diskutohen në këtë samit, siç është lufta në Ukrainë apo dhe çështja energjetike në BE.

“Kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë që diskutimet gjithashtu dhe lufta në Ukrainë është çështjes sigurie për të gjithë rajonin. Ne kemi që në shkurt-mars duke punuar. Jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri, falënderoj zotin Rama për këtë samit të BE dhe Ballkanin Perëndimor në një moment të rëndësishëm për në, në kuadër të presidencës çeke. Kemi projekte konkrete për të diskutuar, me rëndësi është që të kemi solidaritet përmes BE dhe Ballkanit perëndimor për energjinë dhe procesin e integrimi të kësaj pjesë në BE. Të punohet drejt solidaritetit. Do kemi mundësi këtu dhe së bashku dhe me kancelarin Scholz, që të diskutojmë. Ky debat është absurd. Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisen përmes frikës. Roli i ministrave është që të bëjnë punën e tyre në raport me energjinë. Kjo nuk është për të frikësuar njerëzit për skenarë absurde. Ndaluni ju lutem, jemi një vend i madh. Skenari i frikës nuk është për mua. Në një vend kaq me diell, duhet të jeni krenar që prisni BE.”, tha Macron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: