Policia e Shkodrës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në një pallat, ku një person humbi jetën pas një shpërthimi. Teksa OSHEE raportoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim të boksit elektrik të matëseve, policia pohon krejt të kundërtën.

Blutë e Shkodrës raportojnë rreth se rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matëseve të energjisë elektrike. Nga shpërthimi mbeti i plagosur dhe humbi jetën në spital shtetasi Hysni Ymeri, 67 vjeç, banor i pallatit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: