Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, tha se arrestimi i Ilir Metës sipas tij, ishte një rrëmbim kriminal.

Blushi theksoi se Meta nuk ka shkelur asnjë ligj, dhe sipas tij, procesi gjyqësore ndaj tij është një farsë e urdhëruar nga Asambleja e PS.

“Një vit nga rrëmbimi kriminal i Ilir Metës, liderit patriot dhe burrit të shtetit me vizion!
Sot, më shumë se kurrë, ai qëndron si simbol i gjallë dhe frymëzues i Lirisë, Demokracisë, Qëndresës dhe Rezistencës ndaj së keqes dhe Narkoshtetit.
Kauza e tij është kauza e çdo shqiptari të ndershëm që nuk pranon padrejtësinë dhe shtetin e kapur nga krimi dhe korrupsioni.
Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 8 vitesh hetimesh, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme: ZERO fakte penale! ZERO prova penale! ZERO akte dhe vendime të paligjshme! ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit! ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit! ZERO pasuri të paligjshme!
Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë së Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë!
LIRIA DO TË TRIUMFOJË! ME TY, ILIR META!”, shkroi Blushi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb