Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kërkesa e Metës vjen një vit nga arrestimi i tij. Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024 dhe aktualisht po gjykohet në seancë paraprake në Gjykatën e Posaçme për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Në të njëjtën dosje janë të pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ish vjehrra Fatime Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

“Kërkuesi Ilir Metaj, me gjeneralitetet dhe adresën e mësipërme, me anë të kësaj kërkese drejtuar Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka si qëllim shuarjen e masës sigurimit personal të arrestit në burg, vendosur kjo me vendimin nr. 125 datë 20.10.2024 dhe vendimit nr.130 datë 23.10.2024 të Gjykatës Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr. 59 (87-2024-333) datë 19.11.2024 nga Gjykata e Posaçme Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar”, thuhet në kërkesën e Metës.

Img 20251021 Wa0000
Img 20251021 Wa0000

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb