TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar për dakordësimin e arritur në Ohër për marrëveshjen e normalizimit mes Kosovës e Serbisë.

Shehu deklaron se është një hap pozitiv, por se Serbia do të bëjë hapa të guximshëm e transparentë jo vetëm drejt njohjes së Kosovës, por dhe në proceset e saj të plota europianizuese e të përkatësisë perëndimore, atëherë kur “kordoni umbilikal” i saj me Rusinë do të pritet.

POSTIMI I PLOTË
Me “Aneksin” e Ohrit, Serbia pranon planin franko-gjerman, pa e firmosur atë.
Një qëndrim “timid” e i kompleksuar i Serbisë ky, e ndodhur nën presionin rus.
Megjithatë ajo çfarë u arrit mbrëmë është një hap pozitiv, në një rrugë akoma të gjatë drejt njohjes formale reciproke Kosovë-Serbi.

Një zhvillim ai i djeshmi në drejtimin e duhur drejt normalizimit të marrëdhënieve midis atyre dy shteteve, proceseve stabilizuese e integruese të tyre e të Rajonit.

Megjithëse Serbia u përpoq të fshehë e të maskojë nëpërmjet “aneksit” edhe atë, që ajo de facto e pranoi, planin e paraqitur, që nënkupton edhe pranimin e Kosovës si shtet, përsëri në esencë jemi në një zhvillim pozitiv.
Pengesa kryesore për Serbinë qëndron në atë, që është theksuar shpesh:
-Serbia do të bëjë hapa të guximshme e transparente jo vetëm drejt njohjes së Kosovës, por dhe në proceset e saj të plota europianizuese e të përkatësisë perëndimore, atëherë kur “kordoni umbilikal” i saj me Rusinë do të pritet.
Dhe kjo kërkon jo vetëm presionet e “kujdestarinë” europiane e perëndimore, por dhe implementimin konkret të projekteve të BE për atë e Rajonin.
Të cilat tashme jo vetëm po dominojnë, siç është Procesi i Berlinit, por dhe po hedhin në harresë ato të Vuçiç, “Ballkanin e hapur” ruso-serb, alias Jugosllavia e re.

Pa dyshim në këtë proces jo të lehtë, por të domosdoshëm, jam i bindur se Kosova do të vazhdojë në konsolidimin e sovranitetit të saj, të pozicionit të qartë europian e perëndimor.

Tritan Shehu
Tritan Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb