Dy shtetase janë proceduar nga Policia e Beratit pasi njëra dilte me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur dhe tjetra shfrytëzonte mbesën për të lypur.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. U., 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi u konstatua bashkë me dy fëmijët e saj të mitur, duke lypur, si dhe për shtetasen M. M., 27 vjeçe, banuese në Durrës, pasi u konstatua duke shfrytëzuar për të lypur, mbesën e saj të mitur

Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb