Këtë javë, përfaqësues të ekipit të presidentit amerikan Donald Trump do të vizitojnë Ukrainën. Vizitat në Kiev vijnë para Konferencës së Sigurisë të Mynihut. Të premten, në Mynih të Gjermanisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me zv/presidentin amerikan, James David Vance.

Lajmin e dha vetë kreu i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidenten e Bankës Evropiane të Investimeve, Nadia Calvino.

“Sot është e rëndësishme të përqendrohemi në punën praktike të ekipeve të Ukrainës dhe SHBA-së dhe në një vizion të përbashkët për gjërat kryesore”. “Sigurisht,” shtoi Zelensky, raporton RBC, “mund të ketë mendime të ndryshme, por duhet të ketë një vizion të përbashkët për gjërat kryesore: si të ndalohet Putini dhe si të sigurohen garancitë e sigurisë për Ukrainën”.

“Këtë javë, disa njerëz seriozë nga ekipi i Presidentit Trump do të jenë këtu në Ukrainë, madje edhe para konferencës së Mynihut. Pastaj do të jetë konferenca e Mynihut, do të kem një sërë takimesh atje, veçanërisht me Zëvendës Presidentin e Shteteve të Bashkuara, James David Vance”, përfundoi Zelensky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb