Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me akuza të forta ndaj procesit zgjedhor të 11 majit, duke e cilësuar atë si “farsën më të turpshme në historinë e demokracisë shqiptare”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se zgjedhësit janë përballur me forma të ndryshme presioni dhe kontrolli, ndërsa akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me grupe kriminale dhe përdorim politik të drejtësisë për të goditur opozitën. Sipas tij, zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme, dhe rezultati i tyre është produkt i një “parti-shtet” që ka shndërruar garën politike në farsë të kontrolluar.

Kreu i PD Sali Berisha: Të pyesë dikush si u zgjodh Blendi Gonxhja , Sara Mila. Si fituan kandidatët që u zgjodhën nga bandat në parlament. Zgjedhjet ishin farsë. U përdorën kriminelët elektoralë për forma të ndryshme presioni. Partia në pushtet është kthyer në parti-shtet. Ka pasur presione dhe kërcënime në zgjedhjet e 11 majit. Ishte farsa më e turpshme në histori. Më 11 maj ishte një gjëmë e madhe për demokracinë. Kishte një veprimtari kriminale të egër të bandave. Sistemi i drejtësisë u përdor për të burgosur liderët e tre partive kryesore opozitare. Sistemi i ngritur nga Edi Rama është antidemokratik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: