Dy dëshmitarë të rinj kanë rrëfyer për mediat momentet dramatike të zjarrit që shpërtheu në barin Le Constellation në Crans Montana në Zvicër.
18-vjeçari Alexis tha se ndodhej jashtë lokalit kur vuri re flakët për herë të parë, të dukshme përmes dyerve prej xhami.

“Ishte një flakë e madhe që doli jashtë,” deklaroi ai për transmetuesin zviceran RTS, duke shtuar se njerëzit po përpiqeshin të largoheshin me shpejtësi nga ambienti i përfshirë nga zjarri. Sipas tij, brenda lokalit shiheshin hijet e personave që tentonin të dilnin, ndërsa disa përpiqeshin të thyenin xhamat për të shpëtuar.
Një tjetër dëshmitar, 21-vjeçari Alex, tregoi se kishte mbërritur pranë lokalit pak çaste para se personat e parë të dilnin jashtë.

Ai tha se e kuptoi menjëherë se situata ishte shumë serioze, duke përshkruar edhe erën e rëndë të tymit dhe materialeve të djegura.
Alex shtoi se mendimi se brenda mund të kishin mbetur ende dhjetëra persona të bllokuar ishte tronditës, ndërsa shërbimet e emergjencës u angazhuan për të vënë situatën nën kontroll.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb