Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me deklaratën e dhënë dje nga kryeministri Rama, i cili tha se Belinda Balluku ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, por se ai nuk ia ka pranuar.

Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se ka të ngjarë që dorëheqjet të jenë nënshkruar nga vetë Rama, si një alibi.

“Dje u betua për kokën e Lubisë, ajo ishte gati të mallëngjehej. Cinizëm ekstrem. Ai tha se Lubia dha dy herë dorëheqjen. Aty zbuloi veten që nuk e lejoi se do e marrë me vete.

E njeh mirë Lubinë ky, nuk pendohet ajo. Tregon gjoja paska dhënë dorëheqjen. Në debatin 5 orë në Kryeministri në prani të Uluziut dhe Agaçin, ajo ka kundërshtuar prerazi heqjen e mandatit. Ka mundësi që Rama i ka firmosur vetë ato dorëheqje për alibira”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb